Rita Ora vë në pah figurën trupore në imazhet e reja

PUBLIKUAR

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, pas angazhimeve të shumta me mbrëmje dhe koncerte muzikore është kthyer përsëri në shtëpi për të shijuar ditët e fundit të Javës së Modës në Londër, duke goditur një nga biletat më të nxehta të javës, festën “LOVE & YouTube”.

Biondja të hënën u dallua nga të gjithë me stilin e saj, kur ajo u fut në sallën “The Standard”, ku edhe po mbahej eventi.

Ndërsa tani, bukuroshja jonë ka ndarë disa imazhe të reja nga performanca e saj e fundit në Paris, derisa shfaqet me një kostum mjaft të veçantë.

“Nuk e di për ju por nëse nuk jeni i sigurt për veten tuaj, kush tjetër do të jetë. Faleminderit për një fundjavë të jashtëzakonshme, Paris. Shihemi përsëri së shpejti”, ka shkruar mes të tjerash 28-vjeçarja.

Artistja shqiptare në njërën nga fotografitë ka vënë në plan të parë të pasmet, dhe nuk ka dyshim se merr vëmendje me format trupore.

Në ndërkohë, pranë këtyre imazheve tërheqëse, Rita ka marrë mijëra pëlqime dhe komente të shumta nga fansat e saj.

Sa i përket projekteve muzikore, “New Look” mban titullin kënga e fundit e publikuar nga këngëtarja, e cila u mirëprit nga publiku dhe në kanalin YouTube numëron 9.5 milionë klikime. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...