Benzema me rekord të madh në Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

Karim Benzema ka vendosur sonte një rekord të ri në Ligën e Kampionëve në përballjen ndaj Paris Sain-Germianit.

Lojtari 31-vjeçar po e mban shiritin e kapitenit në përballjen ndaj skuadrës franceze, e që kjo do t’i jap edhe një motiv shtesë.

Por, rekordi që është vendosur sonte nga Benzema, ndoshta mund të mos e kënaq Zinedine Zidanen, pasi është bërë francezi me më së shumti paraqitje në garën më të madhe për klube në Evropë.

Për sulmuesin francez kjo paraqitje është shënuar si 113-ta në karrierën e tij, duke e lënë mbrapa Thierry Henryn që kishte bërë 112 sosh.

PSG dhe Real Madridi me shumë mungesa në formacionet zyrtarePSG dhe Real Madridi me shumë mungesa në formacionet zyrtare

Në anën tjetër, Iker Casillas është lojtari me më së shumti paraqitje në Ligën e Kampionëve me 177, derisa Cristiano Ronaldo po e ndjek nga pas me 162.

Rekordi i Benzemas është edhe më impresionuese, pasi ka shënuar 60 gola në 112 paraqitje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...