Messi s’kishte kontakte me Inter Miamin

PUBLIKUAR

Mediat e huaja ditë më parë raportuan se tashmë kanë nisur kontaktet në mes të palëve

Ish-futbollisti i njohur anglez, David Beckham dëshiron ta sjell Lionel Messin në klubin e tij, Inter Miami, shkruan Gazeta Express.

Ditë më parë mediat e huaja raportuan se Beckham e ka dërguar drejtorin sportiv, Paul McDonough në Evropë për bisedime sekrete me babanë dhe menaxherin e futbollistit, Jorge Messi.

Mirëpo, Goal.com konfirmon se deri tash nuk ka pasur kontakte në mes të këtyre palëve për 32 vjeçarin.

Messi ka kontratë me Barcelonën, e cila synon t’ia vazhdojë atë.

Por, në klauzolën e kontratës së tij të fundit përmendet fakti se Messi tash e tutje mund të largohet kurdo nga Camp Nou.

Leo luan qe një jetë tek Barça dhe vështirë se mund të largohet prej aty.

Megjithatë, ai e ka pranuar se do të donte që karrierën ta mbyllë në klubin e tij të fëmijërisë, Newell’s Old Boys. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...