Tentim vrasje me katër plumba në Prishtinë, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Prishtinë. Një persona ka shtënë katër herë me armë zjarri ndaj një personi tjetër, por që fatmirësisht, viktima ka shpëtuar, shkruan Express.

Sipas njoftimit të policisë, viktima është plagosur në këmbë, ndërsa i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

“Raportohet se një  person i panjohur  ka shtënë  me armë zjarri dhe nga të shtënat është  plagosur në këmbë viktima mashkull K/Shqiptar. I dyshuari pas të shtënave kishte ikur nga vendi i ngjarjes” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar katër gëzhoja të fishekëve, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja të fishekëve. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin, ku vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.” Thuhet në njoftim. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...