Plaçkitet shtëpia e yllit të Barcelonës, derisa kjo e fundit po luante ndaj Valencias

PUBLIKUAR

Shtëpia e Samuel Umtitit është plaçkitur derisa Barcelona po luante kundër Valencias në Camp Nou të shtunën.

Kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë u ndodh futbollistëve të Barçës gjatë kohës kur skuadra zhvillon ndeshje, transmeton Gazeta Express.

La Vanguardia dhe Europa Press raportojnë se katër plaçkitës ishin futur në shtëpinë e Umtitit.

Pas marres së informacionit për plaçkitje, policia në Esplugas De Llobregat kishte shkuar te shtëpia e qendërmbrojtësit francez dhe ka hapur hetim për këtë rast.

Sipas dëshmitarëve, katër plaçkitës të maskuar janë parë duke u futur në shtëpinë e Umtitit të dielën mbrëma. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...