City i kërkon Juventusit mbrojtësin Sandro

PUBLIKUAR

Alex Sandro edhe pse ka ardhur këtë verë në Juventus është duke u kërkuar nga Manchester City.

Ditën e djeshme, Juventusi ka dhuruar ‘magji’ në fushë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve, kundër Manchester Cityt duke e mposhtur 2-1.

Meritë e fitores ka qenë taktika e trajnerit Allegri, si edhe forma e mirë e kroatit Mario Mandzukic, si edhe goli mahnitës i sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata.

Manchester City edhe pse ka mbetur i zhgënjyer nga humbja, përsëri ka përfituar nga fakti i ardhjes së Juventusit dhe drejtuesit të tij në Angli për të rihapur bisedimet për transferimin e mbrojtësit Alex Sandro.

Lojtari është blerë nga Porto këtë verë, por trajneri Allegri ka deklaruar se do ta ulë në stol, pasi në pozicionin e tij aktualisht konsideron si startues Partice Evra.

Në këtë mënyrë në e janar, ‘qytetarët’ dhe ‘Zonja e Vjetër’ do të nisin bisedimet për transferimin e Alex Sandros në Ligën Premier. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...