Neuer i reagon ashpër Ter Stegenit

PUBLIKUAR

Manuel Neuer, kapiten i përfaqësueses gjermane, iu përgjigj deklaratave të zëvendësuesit të tij, Marc André ter Stegen, i cili u ankua për situatën e tij te “Mannschaft. Portieri i Bayernit i sugjeroi kolegut të tij të Barcelonës se duhet të mendojë më shumë për grupin dhe jo për egon e tij.

“Unë jam një lojtar i ekipit dhe gjithmonë mendoj për të mirën e skuadrës. Nuk e di nëse diçka e tillë është e mirë për grupin, veçanërisht kur bëhet fjalë për pozicionin tonë,” – tha Neuer për kanalin Sky.

Neuer zbuloi se, ndërsa kombëtarja gjermane ishte përqendruar në ndeshjet kundër Holandës dhe Irlandës e Veriut, Ter Stegen nuk e kishte shprehur pakënaqësinë e tij. Ai vuri në dukje se, përveç ter Stegen, ka edhe portierë të tjerë që janë duke pritur për mundësitë e tyre si Kevin Trapp dhe Bernd Leno.

“Ka shumë portierë shumë të mirë. Diskutimi nuk është i drejtë, pasi duhet të respektojmë edhe Bernd Leno dhe Kevin Trapp. Unë e kuptoj plotësisht se kushdo që nuk luan është i pakënaqur, por gjëja e rëndësishme është suksesi i ekipit dhe ne duhet ta mbështesim njëri-tjetrin. Nuk dua të them asgjë tjetër. Nuk është hera e parë që ai (ter Stegen) bën deklarata të tilla,” – përfundon Neuer./SS/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...