Luis Suarez, makthi i Valencias

PUBLIKUAR

Luis Suarez është kthyer në skuadrën e Barcelonës për ndeshjen e sotshme kundër Valencias, në kuadër të La Ligës.

Sulmuesi uruguaian është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i tij i këmbës së djathtë, që e ka mbajtur atë jashtë skuadrës katalonase që prej ndeshjes kundër Athletic Bilbaos, transmeton Gazeta Express.

Gjatë karrierës së tij me klubin katalonas, Suarezi ka luajtur në 13 ndeshje kundër Valencias, klubi i dytë kundër që cilit ka shënuar më së shumti gola në La Liga.

Në dhjetë ndeshjet e zhvilluara në kuadër të La Ligës dhe në tri ndeshjet e tjera në kuadër të Kupës së Mbretit, Suarezi e ka dërguar topin në rrjetë plot dhjetë herë kundër “Los Che”.

Klubi i vetëm kundër të cilit uruguaiani ka shënuar më shumë gola është Real Madridi, që i ka pranuar gjithsej 11 gola nga sulmuesi i Barcelonës.

Suarezi pritet të jetë titullar në ndeshjen e sotshme, përkrah Antoine Griezmannit dhe Carles Perezit, pasi që Lionel Messi ende s’është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i tij. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...