Real Madridi është duke e mposhtur 3-0 Levanten në “Santiago Bernabeu”.
Reali i ZInedine Zidane po dhuron spektakël në “Santiago Bernabeu”, ku reshjet e shiut vazhdojnë të bien pa ndërprerë, raporton Gazeta Express.

Pas 45 minutave lojë në pjesën e parë, Los Blancos po fitojnë 3-0.
Karim Benzema në minutat 25’ e 31’ si dhe Casemiro në minutën e 40’ shënuan për rezultatin e pjesës së parë.

Carvajal, James Rodriguez dhe Vinicius asistuan për golat e realizuar në pjesën e parë.
Eden Hazard është në stol dhe pritet të debutojë në pjesën e dytë.
Zizu është duke menduar që t’i japë belgut nga 20 deri në 30 minuta në këtë ndeshje, për ta bërë gati për sfidën e së mërkurës kundër Paris Saint Germain. /Gazeta Express/



