Kalueshmëria në Provimin e Maturës në afatin e gushtit është 60.9 përqind

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka publikuar sot rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore 2019 (afati i gushtit), sipas të cilave kalueshmëria në këtë afat është 60.9 përqind.

Sipas njoftimit për media nga 8.577 maturantë që i janë nënshtruar provimit të Maturës Shetërore në këtë afat, kanë kaluar 5.239.

“Në mësimin në gjuhën shqipe, provimit i janë nënshtruar 8.474 maturantë dhe kanë kaluar 5.161, në mësimin në gjuhën boshnjake nga 43 maturantë kanë kaluar 29 prej tyre dhe në mësimin në gjuhën turke kanë kaluar 49 nga 60 sa i janë nënshtruar provimit”, thekson njoftimi.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se Komisioni Shtetëror i Maturës falënderon edhe një herë të gjithë akterët e përfshirë në Maturën Shtetërore, të cilët janë kujdesur për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...