Gjuha vulgare dhe përplasjet fizike degradojnë parafushatën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet Dëshmori Xhavit Kozhani, martirët e fshatit Ribar i Madh dhe Zllakuqan

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët, gjatë ditës...

Policia konfiskon 2 mijë e 362 monedha dyshe në një market në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan janë konfiskuar 2 mijë e 362...

Nga debati në sharje dhe në ofendime. Nga fyerjet në sulme dhe në përleshje fizike. Kështu janë duke funksionuar disa prej kundërshtarëve politikë gjatë javëve të fundit para zgjedhjeve të parakohshme nacionale. Një praktikë e tillë është dënuar ashpër nga shoqëria civile, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’. 

Afrimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ka shtuar fyerjet, ofendimet dhe përplasjet verbale mes kundërshtarëve politikë.

Në kuadër të parafushatës që po zhvillojnë kandidatët për deputetë të subjekteve politike, ditëve të fundit kanë ndodhur edhe përplasje fizike mes tyre. Haki Abazi, kandidat për deputet nga LVV-ja, ka akuzuar ish-deputetin e PSD-së Dardan Molliqajn për sulm fizik të ushtruar ndaj tij pas xhirimit të një emisioni televiziv.

Por një gjë të tillë e ka mohuar Molliqaj, i cili ka thënë se asgjë nuk ka ndodhur në këtë drejtim, përpos zhvillimit të një debati të ashpër publik, i cili në vazhdimësi është përcjellë me tensione, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Por është evidente se diçka ka ndodhur dhe se me këtë rast po merren organet e drejtësisë. Pra, ndonëse ende nuk ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore, përfaqësuesit e partive politike nuk po kursehen nga propaganda dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes karshi njëri-tjetrit..

SHIKO MË SHUMË

QKMK thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë sot përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët planifikojnë të...

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...