“De Ligt është dashur të shkojë në Bayern ose Barcelonë”

PUBLIKUAR

Van der Vaart vazhdon të insistojë se De Ligt është dashur të shkojë në Bayern ose Barcelonë, e jo në Juventus.

Matthijs de Ligt shkëlqeu sezonin e kaluar me Ajaxin.

Vetëm 20-vjeçar, ai ishte kapiten i Ajax në Champions League, para se të transferohet te Juventusi për 75 milionë euro plus bonuse.

Të shumtë janë ata që kanë vënë në pikëpyetje ndikimin e De Ligt dhe Van der Vaart sërish ka insistuar se holandezi mund të mos ketë marrë vendimin e duhur.

“Do të kisha preferuar ta shikoj atë te Bayern Munich ose te Barcelona”, shtoi Van der Vaart.

“Ai ka vështirësi në këtë kohë dhe nuk është e lehtë të garosh me Giorgio Chiellini, madje edhe nëse është i lënduar, dhe Leonardo Bonucci. Por ai është shumë i talentuar”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...