Modric i shtohet listës së gjatë të të lënduarve në Real Madrid

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohet një person në Lipjan me urdhër të gjykatës

Nga raporti 24 orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se në bazë...

Edhe dy raste të dhunës në familje në Lipjan

Sipas raportit nga Policia Kosovës bëhet e ditur se viktima femër kosovare ka njoftuar...

Real Madridi e ka nisur sezonin e ri 2019/20 me një krizë lëndimesh dhe gjërat vetëm sa po përkeqësohen për të, duke parë që Luka Modric është bërë lojtari më i ri që i shtohet kësaj liste të gjatë të të lënduarve.

Mesfushori kroat e ka dëmtuar muskulin në këmbën e djathtë, edhe pse nuk dihet sa gjatë do të mungojë pasi priten teste shtesë për gjendjen e tij, transmeton Gazeta Express.

Lëndimi i tij vjen në kohën më të keqe për te, pasi përveç ndeshjes së fundjavës në La Liga, Madridi do të luajë mesjavë e ardhshme edhe në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.

Modric luajti për Kroacinë kundër Azerbajxhanit të hënën, pas kthimit në Madrid, ai nuk u stërvit me grupin dhe punoi i vetëm në palestër.

Në mesfushë, trajneri Zinedine Zidane ka mbetur pa Iscon dhe Modricin, derisa Casemiro dhe Fede Valverde kanë kthyer me vonesë nga obligimet me kombëtaren.

Madridi e ka nisur sezonin me 11 lojtarë të lënduar, ndërsa veçohet dëmtimi i Eden Hazardit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...