Real Madridi ka marrëveshje me Chelsean për Kante

PUBLIKUAR

Real Madridi ka marrëveshje me Chelsean për transferimin e mesfushorit N’Golo Kante, sipas DefensaCentral.

Gjiganti spanjoll ka kohë që është në kërkim të një mesfushori të klasit botëror dhe duket se në të e ka gjetur yllin francez Kante, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i ta bardhëve Zinedine Zidane është duke e vëzhguar Kanten që një kohë, por Chelsea nuk ka treguar vullnet për ta shitur deri tani.

Edhe pse kjo marrëveshje nuk nënkupton se të kaltrit do ta shesin patjetër Kanten në Madrid, skuadra e Zidane do ta ketë mundësinë e parë për ta blerë atë nëse francezi vihet në treg. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...