Messi: S’e di nëse Barcelona bëri gjithçka për ta kthyer Neymarin

PUBLIKUAR

Lionel Messi këmbëngul se nuk është i zhgënjyer me Barcelonën që dështoi ta kthejë Neymarin në klub gjatë afatit kalimtar veror, derisa e pranon se nuk është i sigurt nëse drejtuesit e klubit katalonas kanë bërë çdo përpjekje për ta transferuar brazilianin nga PSG-ja.

Neymar dhe Messi i kaluan plot katër sezone së bashku në Camp Nou, derisa me ardhjen e Luis Suarezit një vjet më vonë, u formua MSN-ja vdekjeprurëse, që theu çdo rekord dhe i ndihmoi Barçës t’i fitojë dhjetëra trofe, transmeton Gazeta Express.

Kjo treshe ia doli ta fitojë La Ligën dy herë në tre vjet së bashku, derisa e fitoi edhe Kupën e Mbretit tri herë dhe Ligën e Kampionëve në sezonin 2014/15.

Por MSN-ja mori fund në vitin 2017, kur Neymar e braktisi Barçën për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit për një shumë rekord botëror, 222 milionë euro.

Neymarit s’i zgjati në Paris, megjithatë, pasi braziliani e kërkoi largimin gjatë afatit kalimtar veror dhe PSG-ja dhe Barça u futen në negociatat të nxehta për kthimin e tij në Katalonjë.

Edhe pse bisedimet zgjaten deri në orët e fundit të afatit kalimtar veror më 2 shtator, nuk u arrit marrëveshje dhe Neymar mbeti në PSG.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...