Pacolli: Nuk ka çnjohje, Çekia e mbështet fuqishëm Kosovën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskon 2 mijë e 362 monedha dyshe në një market në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan janë konfiskuar 2 mijë e 362...

Lipjan: Digjet aksidentalisht kamioneta, zjarri përfshinë edhe pullazin e shtëpisë

Në Gadime të Lipjanit dyshohet se është përfshirë aksidentalisht nga zjarri një kamionetë me...

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se ka marrë konfirmimin për mbështetje nga Çekia dhe se lajmet për mundësinë e çnjohjes nga ky vend nuk janë të sakta.

Presidenti çek, Millosh Zeman, dje në Beograd i tha homologut të tij serb, Aleksander Vuciq, se nuk e do Kosovën dhe se Republika Çeke do ta tërheqë njohjen e saj.

Pacolli përmes një postimi në Twitter thotë të ketë marrë mbështetje nga ministrit i Punëve të Jashtme Tomáš Petříček.

“Republika Çeke sot përmes Ministrit të saj të Punëve të Jashtme Tomáš Petříček ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme për Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe integrimin e saj në BE, NATO dhe Organizata Ndërkombëtare. Miqësia dhe partneriteti ynë është i fortë si guri. Ju bëj thirrje të gjithëve që të mos bien në grackën e Beogradit për të përhapur lajme që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin”, ka shkruar Pacolli.

Kryediplomati kosovar thotë se nuk ka asnjë cnohje të pavarësisë së Kosovës.

“Nuk ka asnjë ç’njohje të Kosovës, vetëm rruga përpara për ta bërë Kosovën më të fortë dhe pjesë si e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare. Unë i jam mirënjohës homologut tim Ministrit të Jashtëm Tomáš Petříček për mbështetjen e tij dhe të popullit dhe qeverisë së Republikës Çeke”, ka shtuar ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

QKMK thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë sot përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët planifikojnë të...

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...