Beckham e do Messin në klubin e tij

PUBLIKUAR

sh-futbollisti anglez synon ta transferojë Lionel Messin në klubin e tij amerikan, Inter Miami

Lionel Messi është ende në kulmin e karrierës, por pas pak vitesh ai do të shkojë drejt pensionimit nga futbolli, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, para se kjo të ndodhë, David Beckham synon ta transferojë yllin argjentinas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-futbollisti i njohur anglez po planifikon ta bind pesë herë fituesin e Topit të Artë t’i bashkohet ekipit Inter Miami.

Në fakt, Beckham është pronar i këtij klubi, i cili nga viti 2020 do të garojë në elitën e futbollit amerikan – MLS.

Dhe, ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Real Madridit e Milanit po mendon të sjell në ekip lojtarë të mëdhenj.

Beckham planifikon t’ia bëjë një ofertë të majme Messit, për ta bindur që vitet e fundit të karrierës t’i kalojë tek klubi nga Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...