Babai i Neymarit: S’kanë mbaruar negociatat mes Barcelonës dhe PSG-së

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Paris Saint-Germaini dhe Barcelona kanë ende mundësi të arrijnë marrëveshje për transferimin e Neymarit pasi që negociatat nuk kanë marrë fund, sipas agjentit dhe babait të futbollistit.

Neymari kishte qenë i përfolur vazhdimisht këtë verë për një kthim në Camp Nou para se të mbyllet afati kalimtar këtë muaj. Mediat spanjolle raportonin se ai ishte shumë afër transferimit, transmeton Gazeta Express.

Ylli brazilian thuhej se dëshironte të kthehej në Barcelonë vetëm dy vjet pasi e la në mënyrë tronditëse klubin katalonas për Paris Saint-Germainin, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori, pasi që francezët paguan 222 milionë euro për të.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, e konfirmoi se Neymari dëshironte të largohet nga klubi dhe ishte për shitje nëse vinte oferta e duhur nga ndonjë klub. Mirëpo, Barcelona dhe PSG-ja nuk arritën marrëveshje, ndërsa francezët refuzuan edhe ofertat e Real Madridit.

Tani Neymari, i cili i ka edhe tre vjet në kontratën e tij me klubin parisien, do të duhet të luajë në Ligue 1 të paktën për këtë sezon të ri. Megjithatë, babai i tij, Neymar Senior, ka shtuar sërish dyshime për të ardhmen e futbollistit.

“Negociatat mes klubeve nuk kanë marrë fund”, tha ai, përderisa po merrte pjesë në një konferencë sportive në Edinburgh.

“Një brazilian thjesht dëshiron të jetë aty ku është i lumtur dhe ai ishte i lumtur në Barcelonë. Kur shokët e pyesin se a dëshiron të kthehet atje, ai mërzitet”.

“Si agjent, ti ndihesh i dobët kur nuk ka asnjë strukturë që të lejon të vish e të shkosh. Nuk ka asnjë klauzolë për shkëputjen e kontratës së tij dhe kjo i vështirëson shumë gjërat”.

“Ne luftuam për të gjetur marrëveshje. E dhamë më të mirën tonë për të”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...