Tayna tregon se do sjell edhe një baladë si “Doruntina”

PUBLIKUAR

Ka kaluar thuajse një vit që nga publikimi i rap – baladës “Doruntina” të Taynës, projekt ky më ndryshe dhe shumë i veçantë i saj.

Dhe Doruntina Shala po mendon sërish të sjell një projekt të tillë, pasi edhe u mirëprit nga publiku dhe fansat e shumtë.

Përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj personale, Instagram, zeshkania tregon se është koha për të publikuar edhe një të këtij lloji.

“E dini për çfarë është koha”, ka shkruar krahas postimit reperja nga Prizreni, që lë të kuptohet se së shpejti vjen me këngë të re.

Tayna edhe këtë vit publikoi projekte të llojllojshme e mbajti koncerte në mbarë trojet shqiptare. Ajo së fundmi do të mbajë edhe disa koncerte në Amerikë, derisa po shijon suksesin e këngës “Bye Bye” në bashkëpunim me Dafina Zeqirin.

Kjo këngë me skenat e ‘nxehta’ nga këngëtaret në kanalin YouTube numëron 15 milionë shikime.

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...