Anglia – Kosova, formacionet zyrtare, starton Arton Zekaj

PUBLIKUAR

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Anglisë U-21 dhe Kosovës U-21.

Ekipi kombëtar U21 i Kosovës do të kërkojë ta ruajë ecurinë pa humbje në fushatën kualifikuese për Euro 2021, sonte përballë kundërshtarit më të fortë në Grupin 3, Anglisë U21.

Anglia do të jetë nikoqire e Kosovës në KCOM Stadium në Hull, në ndeshjen kualifikuese që nis në orën 20:45, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Rafet Prekazit është lidere e Grupit 3 me 6 pikë pas dy ndeshjeve, dy më shumë se Turqia, e cila i ka zhvilluar katër ndeshje deri tani dhe tri më pak se dy kandidatët më seriozë për t’u kualifikuar, Austria dhe Anglia që kanë zhvilluar vetëm nga një ndeshje deri tani.

Kosova i ka regjistruar dy fitore mbresëlënëse ndaj Andorrës (4:0) dhe Turqisë (3:1).

Në këtë ndeshje starton ardhja e re te Kosova, Arton Zekaj.

19-vjeçari aktivizohet te Lille në Francë dhe shihet si e ardhmja e Kombëtares së Kosovës.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe talenti 19-vjeçar nga Hasi, Arton Zekaj

SHIKO MË SHUMË

Lewandowski i tregon planet e tij të ardhshme Barcelonës

Robert Lewandowski, i cili përfundon kontratën me Barcelonën verën e ardhshme, ka bërë të...

Historike, Islam Selmani nënkampion i botës në karate

Karateisti kosovar, Islam Selmani ka shkruar historinë. Ai është shpallur nënkampion i botës në...

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

Milo Rashica po kalon një sezon jo të mirë me skuadrën e Besiktashit. Sipas mediave...