Ramos barazon rekordin e Casillasit te Spanja, ky është objektivi i ri i tij

PUBLIKUAR

Kapiteni i përfaqësueses së Spanjës, Sergio Ramos thotë se synon t’i arrijë 200 paraqitje me kombëtaren e tij pasi e barazoi rekordin e ndeshjeve të Iker Casillasit të dielën.

Ramos e arriti paraqitjen e tij të 167-të për Spanjën në fitoren 4:0 ndaj Ishujve Faro në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Pasi e barazoi Casillasin, tani 33-vjeçari, i cili e bëri debutimin e tij në 2005-n, e ka vendosur një objektiv të ri.

“Rekordet janë aty për t’u thyer. Shpresoj që ky moment, entuziazëm dhe ambicie të më shoqërojë gjithmonë mua dhe që të arrij 200 ndeshje, që është objektivi. Ju duhet ta bëni të vështirë”, deklaroi Ramos.

Casillas e uroi Ramosin pasi mbrojtësi i Real Madridit iu bashkua atij në librin e historisë.

“Urime për ato 167 ndeshje! Shpresoj që të ketë edhe më shumë”, shkroi Casillas në rrjetin social “Twitter”.

“Jam i gëzuar nga lëvdata e Ikerit”, u shpreh ndër të tjera reprezentuesi spanjoll./Zëri

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...