Përleshje me thika në Lipjan, një i vdekur

PUBLIKUAR

Një përleshje fizike me armë të ftohta ka ndodhur në qendër të Lipjanit sot rreth orës 15:00.

Policia e ka konfirmuar për Express se nga kjo përleshje ka mbetur i vdekur një person dhe se një tjetër ka përfunduar me lëndime në kokë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një rrahje në rrugën Lidhja e Prizrenit, neëLipjan. Menjeherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta dhe një armë të ftohtë (thike),gjatë përleshjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjit janë dërguar për tretman mjekesor në QKUK, nga ku kemi pranuar informatën se njeri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti për Express.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...