Jack Wilshere drejt operimit

PUBLIKUAR

Jack Wilshere është vetëm 23 vjeç dhe pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar nëpër spitale, duke pësuar dëmtime pa fund.

I konsideruar si një ndër talentet më të mëdhenj të futbollit anglez në dekadën e fundit, Wilshere tashmë jo vetëm që nuk është bërë lideri te Arsenali dhe Anglia, por mund ka ngecur shumë në karrierë.

Kjo për faktin se mesfushori është dëmtuar sërish në gju dhe të enjten me shumë mundësi do të operohet në gju, aty ku ka probleme prej vitesh, transmeton Telegrafi.

Arsenali për momentin deklaron se ende nuk është marrë një vendim, por ndërkohë ka rezervuar klinikën për të enjten dhe nëse kontrolli del negativ, nuk përjashtohet mundësia që anglezi t’i nënshtrohet ndërhyrjes dhe në gju t’i vendoset një pllakë metalike.

Te skuadra londineze tash e disa javë jashtë fushave është edhe Danny Welbeck, që pritet të mugojë deri në gjashtë muaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...