Giroud drejt Amerikës

PUBLIKUAR

Sulmuesi francez mund të largohet nga Anglia për ta vazhduar karrierën në SHBA

Olivier Giroud thotë se është i interesuar të lëvizë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të ardhmen, shkruan Gazeta Express.

32 vjeçari e ka nisur vetëm një ndeshje nga fillimi në katër të tilla në Premierligë këtë sezon.

Ai përfundoi në bankinë edhe në barazimin 2:2 ndaj Sheffield United.

Edhe pse nuk po e mendon largimin e menjëhershëm, ish-futbollisti i Arsenalit po e konsideron lëvizjen drejt MLS-së në vitet e ardhshme.

“MLS, për familjen time, fëmijët e mi që flasin anglisht, është interesante”, është shprehur 32 vjeçari për “RMC Sport”.

“Vitin tjetër? Pas dy vjetësh? Nuk e di kur, por natyrisht se pas kontratës me Chelsean do të jem i hapur për një sfidë finale”, ka përfunduar përfaqësuesi francez. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...