Neymari paralajmërohet se mund të mbetet në PSG deri në pensionim

PUBLIKUAR

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, e ka paralajmëruar Neymarin se ai do të detyrohet ta mbyllë karrierën në Paris Saint-Germainin nëse nuk ulet çmimi i tij dhe nëse edhe ai vetë s’i ul kërkesat e tij.

Sulmuesi brazilian ishte përfolur për një kthim të mundshëm në Francë këtë verë, para se të mbyllej afati kalimtar të hënën, pasi që 27-vjeçari kishte lënë të kuptohet se e dëshiron kthimin në Barcelonë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, një transferim i tillë nuk u realizua në fund dhe Neymari, i cili ende s’ka luajtu për Paris Saint-Germainin, ka mbetur në Parc des Princes. Mirëpo, marrëdhënia e tij me klubin dhe tifozët ka nevojë të përmirësohet.

Në anën tjetër, Tebas insistoi edhe një herë se kthimi i Neymarit në La Liga nuk është i nevojshëm për Federatën e Futbollit të Spanjës dhe ai paralajmëroi se Neymari mund të mos e sigurojë fare një transferim për shkak të kërkesave të tij dhe të klubit.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...