Joshua i përgjigjet Ruizit: T’i di dobësitë

PUBLIKUAR

Anthony Joshua është zotuar se do t’i ekspozojë dobësitë kundërshtarit të tij, Andy Ruiz Jr, në rimeçin mes tyre për titujt e botës në kategorinë e rëndë të boksit.

Ruiz Jr e tronditi Joshuan duke e rrahur dhe ia rrëmbyer titujt IBF, WBA dhe WBO në qershor, por ata do të boksojnë për herë të dytë më 7 dhjetor në Arabinë Saudite, transmeton Gazeta Express.

“Një dështim i vogël nuk duhet të të ndryshojë si person. Duhet të jesh vetja gjithmonë”, tha Joshua për Sky Sports.

“E di për çfarë jam këtu. E di se çfarë jam në gjendje të bëj dhe e di se çfarë është në gjendje të bëjë ai”, shtoi Joshua.

Ruiz tha dje se ai do ta dëshmojë përsëri se kritikët e tij e kanë gabim që mendojnë se ai do të humbasë, siç e kishte dëshmuar më 1 qershor.

Ai premtoi se do ta mundë përsëri boksierin britanik.

Joshua, ndërkohë, thotë se do t’ia ekspozojë dobësitë boksierin amerikan – i cili e përfaqëson Meksikën për shkak të prejardhjes.

“E di disa prej atributeve të tij, por edhe disa prej dobësive të tij. Duhet ta ekspozoj më shumë këtë herë”, tha Joshua.

“Herën e parë që e rrëzova (në meçin e parë), kam mundur të jem më i mençur”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...