Shkolla e Mesme Profesionale “ Adem Gllavica”, në Lipjan, të hënën, kremtoi ditën e shkollës. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti , fillimisht ka ururar nxënësit, përsonelin arsimor si dhe ka përshëndetur musafirët nga Shqipëria të cilët ishin prezent, Bardhylin me vëllanë, djemët e patriotit e heroit Adem Gllavica emrin e të cilit e mban kjo shkollë si dhe nipin e Ilaz Agushit një veprimtarë i madh i këtyre trevave.
“Emrin të cilin e mban kjo shkollë duhet të shërbej për nxënësit dhe gjithë kolektivin, si motiv shtesë që sa herë të hynë në këtë shkollë të jeni të përgjegjeshëm dhe të ndergjegjshëm për çdo sjellje dhe çdo veprim” , u shpreh kryetari Ahmeti.
Ai ka theksuar se vetëm duke qenë të pergjegjshëm për edukimin e brezave të rinjë, kjo shkollë do të vazhdoj traditën që ka pasur në vazhdimësi për të prodhuar dhe gjeneruar kuadro të reja që do të marrin përgjegjesi të proceseve të shoqërisë tonë në përgjithsi.
“Zhvillimet dhe proceset në të cilat po ndeshet Kosova dhe lipjanasit me këtë rast janë domosdoshmërisht detyrim i përbashkët i gjithë shoqërisë sonë, të punojmë më shumë dhe të angazhohemi në mënyrë që gjeneratat e reja të jenë kuadro që do të jenë të barabartë me kuadrot e shteteve evropiane” – ka thënë ndër të tjera kreu lipjanas.
Shkolla e Mesme Profesionale “ Adem Gllavica”, në Lipjan kremtoi ditën e shkollës
PUBLIKUAR




