Sarri e do Willianin në Juventus

PUBLIKUAR

Trajneri italian e pëlqen mesfushorin ofanziv brazilian, me të cilin ka punuar në Chelsea dhe e do atë në Torino

Maurizio Sarri ndien se ende nuk e ka të kompletuar ekipin tek Juventusi, shkruan Gazeta Express.

Trajneri italian e mori në dorë gjigantin torinez këtë verë me synim që ta fitojë Ligën e Kampionëve, objektiv ky i moçëm i “Bianconeri”.

Mirëpo, ish-trajneri i Napolit dhe Chelseat po mendon qysh tash për përforcimet që do t’i bëjë në janar.

Njëri prej futbollistëve të preferuar të trajnerit italian është edhe Willian.

Mediumi britanik “The Express” raporton se 31 vjeçari po vëzhgohet nga afër nga gjigantët italianë.

Juventusi synon ta transferojë atë në afatin kalimtar të janarit.

Braziliani ka vetëm edhe një vit kontratë, prandaj Chelsea mund ta shesë në janar për të mos e humbur pa para verën e ardhshme. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...