Reagon Matic pas lajmeve për një zënkë mes tij dhe Solskjaerit

PUBLIKUAR

Nemanja Matic ka thënë se ai nuk e ka asnjë problem me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, përkundër që mesfushori serb i Manchester Unitedit nuk është duke shijuar shumë minuta lojë në këtë sezon të ri të Premierligës.

Mesfushori serb e ka humbur vendin e tij në formacionin e parë të Manchester Unitedit këtë sezon, pasi që 31-vjeçari e bëri paraqitjen e tij të parë, duke hyrë në lojë nga stoli, gjatë javës së kaluar, transmeton Gazeta Express.

Ai nuk u fut në lojë as nga stoli në tri ndeshjet e para të sezonit 2019/20, mirëpo luajti në 22 minutat e fundit të ndeshjes së fundit, kundër Southamptonit, e cila përfundoi me rezultat 1:1 në “St.Mary’s”.

Pasi që Solskjaer preferon të luajë në qendër të mesfushës me dyshen Paul Pogba – Scott McTominay, e ardhmja e Maticit është vënë në dyshim, madje disa mediume angleze kanë raportuar për një prishje të marrëdhënieve mes futbollistit dhe trajnerit.

Duke folur para ndeshjes së Serbisë kundër Portugalisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, Matic – i cili u transferua nga Chelsea në vitin 2017 – tha se ai nuk e ka asnjë problem me trajnerin norvegjez.

“Unë punoj sa më shumë që të mundem dhe i respektoj vendimet. Më takon mua t’ia dëshmoj atij se e ka gabim dhe se ai duhet të më kthejë aty ku përkas”, u shpreh Matic.

“Nuk e kemi asnjë problem. Unë i thashë atij se nuk pajtohem me të, por se ai duhet ta zgjedhë vetë skuadrën”.

“Kam qenë në futboll për një kohë të gjatë. Kam luajtur pothuajse në të gjitha ndeshjet e të gjitha klubeve ku kam qenë në dhjetë vjetët e fundit”.

“Në mënyrë që unë të luaj, dikush tjetër do të duhej të ulej në stol dhe ta pranojë atë fakt dhe e njëjta vlen edhe për mua. Trajneri duhet ta zgjedhë skuadrën që do të luftojë për titullin dhe, nëse ai nuk fiton, atëherë përgjegjësia i takon atij”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...