Dua Lipa lanson koleksioni e parë të veshjeve

PUBLIKUAR

Dua Lipa krahas angazhimeve muzikore ka qenë e fokusuar edhe sjelljen e një koleksioni të xhinëseve e që është i pari për të.

Për këtë këngëtarja shqiptare ka bashkuar forcat me markën e njohur ‘Pepe Jeans’ dhe tashmë ky koleksion ka dalur në shitje.

Kështu ka bërë të ditur vet ylli 24-vjeçar gjatë një postimi të fundit në llogarinë e saj zyrtare në ‘Instagram’

“Jam shumë e lumtur të njoftoj se bashkëpunimi me ‘Pepe Jeans’ është në dispozicion për të blerë. Unë kam qenë duke punuar shumë prapa skenave për të hartuar koleksionin tim të parë, të frymëzuar nga vitet ’90 dhe vitet dhe ‘00 në Londër. Koleksioni është ideuar me fansat e mi, dhe unë jam shumë e entuziazmuar që të ju shoh duke i veshur”, ka shkruar Dua teksa ka falënderuar bashkëpunëtorët e saj më të afërt.

Ndërkohë, Dua është drejt finalizimit të albumit të saj të dytë në karrierë i cili pritet të lansohet brenda këtij viti.

Kujtojmë që në fillim të muajit gusht, Dua së bashku me të dashurin Anwar Hadid erdhi në Prishtinë për të ndjekur nga afër festivalin ‘Sunny Hill’./Indeksonline

SHIKO MË SHUMË

Plot stil dhe elegancë, Trixa rrëmben vëmendjen me fotot e fundit

Beatrix Ramosaj ka publikuar disa fotografi nga një shëtitje në qytet, duke tërhequr vëmendjen...

Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”

Artisti Ermal Fejzullahu, gazetari i njohur nga Shqipëria, Alban Dudushi, dhe kantautori Korab Shaqiri...

Ish-deputetja bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një djalë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, është bërë nënë për herë të parë. Ajo...