Arrihet marrëveshja: Icardi i bashkohet PSG-së

PUBLIKUAR

Mauro Icardi është pajtuar t’i bashkohet Paris Saint-Germainit si lojtar i huazuar nga Interi dhe do të fluturojë drejt Parisit për teste mjekësore në orët në vazhdim, raportojnë media të ndryshme botërore.

Para kalimit në Ligë 1, sulmuesit argjentinas iu kërkua nga Interi që së pari ta zgjasë kontratën me klubin deri në qershor të vitit 2022, pasi zikaltrit nuk donin të rrezikonin që ta humbnin atë si lojtar të lirë verën e vitit 2021, transmeton Gazeta Express.

Sipas RMC në Francë dhe disa mediave italiane, Icardi do të fluturojë drejt Parisit në orën 15:00 për teste mjekësore.

Sipas RMC Sport, në marrëveshjen mes klubeve, PSG-ja nuk ka opsion për ta blerë Icardin në fund të sezonin, pra vetëm huazim i thjeshtë.

Në anën tjetër, Sky Sport Italia dhe La Gazzetta dello Sport, raportojnë se PSG-ja e ka një opsion për ta blerë argjentinasin për 75 milionë euro.  /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...