Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti përmes një postimi në facebook ka uruar nxënësit dhe mësimdhënsit me rastin e vitit të ri shkollor.
Do udhëtojnë në driten e dijes, gjuhës, leximit dhe ndriçimit që do ofrojë shkollimi në rrugën e tyre të gjatë, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i plotë:
Urime viti ri Shkollor
Të dashur nxënës dhe mësimdhënës!
Të dashur prindër!
Për këtë vit shkollor janë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar një vit të suksesshëm, gjatë kohës së pushimeve është bërë renovimi i disa shkollave, rregullimi i rrethojave të shkollës. Në disa fshatra të komunës tonë po fillon mësimi në shkolla të reja, e gjithë kjo për të siguruar kushte dhe arsim cilësor.
Në emër timin personal dhe në emër të institucionit të Komunës Ju urojë fillimin e vitit të ri shkollor, urime të veçanta për klasat e para, që për herë të parë do shkruajnë shkronjat e para të Abetarës.
Do udhëtojnë në driten e dijes, gjuhës, leximit dhe ndriçimit që do ofrojë shkollimi në rrugën e tyre të gjatë.
Urime edhe mësimdhënsëve, arsimëtarëve profesorëve, respekt dhe mirënjohje për Ju që mësoni, edukoni dhe përkujdesëni për edukimin e fëmijëve tanë.
Ju priftë e mbara!



