Napoli e ka transferuar edhe zyrtarisht ish-sulmuesin e Tottenham dhe Juventus, Fernando Llorenten, si lojtar të lirë në ditën e fundit të afati kalimtar veror.
Llorente ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Napolin dhe do të jetë zëvendësues me përvojë i sulmit të napolitanëve, transmeton Gazeta Express.
34-vjeçari rikthehet në Serie A pasi nga 2013-ta deri më 2015 kishte luajtur për Juventusin, duke i shënuar 27 gola dhe duke e fituar kampionatin në të dy rastet.
Ai i ka fund aventurës në Londër këtë verë, ku shënoi 13 gola gjatë dy vjetëve dhe luajti rol kyç në kalimin e Tottenhamit në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar. /Gazeta Express/


