Rebic e konfirmon kalimin në Milan: Jam i lumtur që jam këtu

PUBLIKUAR

ulmuesi i Eintracht Frankfurt, Ante Rebic, ka thënë se është shumë i lumtur që do t’i bashkohet Milanit në shkëmbim të sulmuesit Andre Silva.

Rebic ateroi në Milano të dielën në mbrëmje për ta kompletuar huazimin dyvjeçar në klubin kuqezi, transmeton Gazeta Express.

Milani ka një opsion në marrëveshje ne klubin gjerman për ta blerë kroatin për 25 milionë euro.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Forca Milan!”, ka thënë kroati për gazetarët pas mbërritjes në Itali.

25-vjeçari nuk është i panjohur për kampionatin italian, pasi ka luajtur për Fiorentinën mes viteve 2013 dhe 2018.

Gjatë asaj kohe, ai i bëri vetëm 12 paraqitje për Viola.

Rebic ishte opsion i dytë i Milanit, pasi dështoi transferimi i Angel Correa nga Atletico Madridi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...