Trajneri i Milanit, Sinisa Mihajlovic, u shpreh i kënaqur me lojën e treguar nga ekipi i tij, por jo dhe me rezultatin.
Strategu serb e përshëndeti lojën e mirë të Mario Balotellit, duke thënë se në të ardhmen ai do të jetë edhe më i fortë.
“Balotelli luajti mirë, pasi gjatë gjithë javës është stërvitur në nivel me pjesën tjetër të skuadrës. Kjo ishte loja e tij e parë dhe ai duhet të vazhdojë kështu, pasi në të ardhmen do të jetë një ndihmesë e madhe.”.
“Unë nuk jam i zemëruar me ekipin, por me rezultatin. Na mungoi vetëm goli, pasi lojën e kontrolluam ne dhe kjo humbje ishte e pamerituar”, ka thënë Mihajlovic për Mediaset.
Me këtë humbje Milani renditet në vendin e 12-të, me tri pikë. /Telegrafi/


