Del Piero: Juves i duhet kohë

PUBLIKUAR

Juventusi me shumë mund arriti të marrë pikën e parë këtë sezon dhe kjo sipas Alessandro Del Pieros, është e pranueshme duke parë grupin e ri që ka krijuar trajneri Massimiliano Allegri.

Ish-sulmuesi i Zonjës së Vjetër ka thënë se duhet kohë që lojtarët të mësohen me lojën e njëri tjetrit.

“Juventusi ka ndryshuar, ka shumë lojtarë të rinj dhe është duke u përpjekur që të gjejë formacionin e duhur”.

“Mendoj se duhet ende kohë që të shohim Juven e vërtetë, pasi shumica e lojtarëve nuk kanë luajtur më parë së bashku dhe kështu ata duhet të komponohen që të shprehin cilësitë e veta”, ka thënë Del Piero.

Ndeshja e ardhshme e Juventusit do të jetë kundër Genoas. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...