Interi dhe United vazhdojnë negociatat Sanchezin

PUBLIKUAR

Interi është duke shpresuar që ta arrij marrëveshje me Manchester Unitedin për transferimin e Alexis Sanchezit në këto ditë të fundit të afatit kalimtar.

Sulmuesi kilian thuhet se është pajtuar që të kalojë në Giuseppe Meazza, derisa po vazhdojnë negociatat në mes të dyja klubeve.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Sanchez do të kalojë te Interi në formë huazimi me të drejtë blerje për 15 milionë euro në verën e vitit 2020.

Djajtë e Kuq do të paguajnë pjesën më të madhe të pagës, ndërsa Nerazzurët do të paguajnë pjesën tjetër prej katër milionë euro.

Solskajer ngjall dyshime për kalimin e Sanchezit te Interi: Të shohim në shtator çfarë do të ndodhëSolskajer ngjall dyshime për kalimin e Sanchezit te Interi: Të shohim në shtator çfarë do të ndodhë

Unitedi po e largon kilianin që e transferoi në janarin e vitit 2018 nga Arsenali, pasi që nga ajo kohë nuk ka arritur ta tregojë vetën.

Transferimi i Sanchezit te Interi pritet të mbyllet në fund të kësaj jave, pasi afati i transferimeve në Itali mbyllet më 2 shtator. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...