“Ranocchia duhet të largohet nga Interi”

PUBLIKUAR

Ish-mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, ka folur para derbit të të dielës, por edhe për zëvendësuesin e tij te Nerazzurrët, Andrea Ranocchia.

Italiani beson se ekipi i Roberto Mancinit do ta fitojë derbin, por ai e kritikon Ranocchian, i cili mban numrin 23, numër që më parë e kishte mbajtur ‘Matrix’.

“Mendoj se është e drejtë që Interi të jetë favorizues në këtë derbi, pasi në aspektin e cilësisë ata janë superiorë. Scudetto? Nëse e analizojmë situatën mirë dhe shikojmë grupin e ri, kjo është pak e mundur, por objektivi kryesor duhet të jetë kualifikimi në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve”.

“Ranocchia? Nga kapiten në bankën rezervë, kjo është pak zhgënjyese. Unë e këshilloj atë të largohet nga Interi, pasi kjo do të ishte zgjidhja më mirë për të gjithë”.

“Unë besoj se ai është një ndër tre mbrojtësit më të mirë italianë, por ai dhe Interi nuk janë bërë për njëri-tjetrin”, ka thënë Materazzi përFCInterNews. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...