Sulmuesi francez u pa duke e mbajtur pjesën e pasme të këmbës dhe përfundimisht u detyrua ta braktisë fushën e lojës në minutën e 66-të, transmeton Gazeta Express.
Ai ka pësuar tërheqje muskulore që mund ta mbajë jashtë fushës për një kohë të gjatë.
Mbappe ishte lojtari i tretë që u lëndua për PSG-në në të njëjtën ditë, pasi Edinson Cavani dhe Abdou Diallo e pësuan njëjtën fatkeqësi. /Gazeta Express/



