ZYRTARE: Kadri Veseli kandidat për kryeministër nga PDK-ja

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Hajredin Kuqi nga Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se Këshilli Drejtues i kësaj partie e ka zgjedhur Kadri Veselin si kandidat për Kryeministër të Kosovës.

Ai këto informacione i ka dhënë gjatë një konference për media, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të këtij subjekti, njofton Klan Kosova.

“Pika e parë e rendit të ditës  ka qenë zgjedhja e kandidatit për Kryeministër të Kosovës. Këshilli Drejtues në mënyrë unanime e zgjodhi Kadri Veselin kandidat për Kryeministër të Kosovës”.

“Ai ka dhënë dëshminë e tij si kryetar i Kuvendit për dy mandate dhe si Kryetar i PDK-së. Veseli e ka kapacitetin dhe ekspertizën që t’u japë shpresë qytetarëve të Kosovës. Sot kemi zgjedhur një njeri i cili do t’i luftojë dukuritë negative si krimin i organizuar, korrupsioni dhe nepotizmi”.

“Veprimet e tij e kanë treguar se është i guximshëm – veprimet e tij do të vazhdojnë edhe më tutje”.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...