ZYRTARE: Ribery transferohet në Fiorentina

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Franck Ribery do ta vazhdojë karrierën në futbollin italian. Veterani i mesfushës ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Fiorentinën

Franck Ribery është zyrtarisht futbollist i ri i Fiorentinës, shkruan Gazeta Express.

Klubi italian ka njoftuar përmes uebfaqes së vetë zyrtare se e ka angazhuar ish-futbollistin e Bayern Munichut, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare prej 4 milionë eurosh në sezon.

“Fiorentina njofton se e ka angazhuar futbollistin Franck Ribery. Lojtari i ri Viola do të prezantohet nesër, e enjte 22 gusht në orën 17:30 në sallën e konferencave ‘Manuela Righini’ në stadiumin ‘Artemio Franchi’”, njofton klubi italian.

Ribery në fillim të kësaj vere i dha fund eksperiencës prej 12 vjetësh tek gjiganti bavarez, ku kishte fituar gjithçka, ndërsa kishte oferta edhe nga kontinentet tjera.

Megjithatë, Viola ia dha mundësinë veteranit të mesfushës të luajë së paku edhe një apo dy sezone në nivele të larta të futbollit evropian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...