Abrashi i lumtur me golin dhe fitoren (Video)

PUBLIKUAR

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, ka shkëlqyer në ndeshjen e djeshme mes Kaiserslauternit dhe skuadrës së tij Freiburg.

25-vjeçari ka qenë më meritori për fitoren e madhe të Freiburgut 2-0, nga udhëtimi i vështirë te Klautern, duke shënuar një gol dhe duke asistuar tek goli i dytë.

Mesfushori fantastik i Kombëtares shqiptare dhe Freiburgut, pas ndeshjes ka deklaruar se është shumë i lumtur me golin e shënuar dhe fitoren e arritur.

Ai ka zgjedhur faqen e tij zyrtare në Facebook, për të dhënë një deklaratë.

“Fitore e rëndësishme në udhëtim. Ndeshje fantastike nga shokët dhe i lumtur që shënova gol dhe ndihmova skuadrën për 3 pikë. ‪#‎AA6‬ ‪#‎SCFreiburg‬”, shkroi Abrashi. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...