Dortmundi i ofron kontratë të re të majme super-talentit Sancho

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Borussia Dortmundi dëshiron ta bllokojë talentin e ri duke i ofruar atij kontratë të re të majme, në mënyrë që ta mbajë sa më gjatë në Gjermani. Ndërkohë, klubet e mëdha evropiane ia kanë vënë syrin 19 vjeçarit

Jadon Malik Sancho është njëri prej sensacioneve të futbollit evropian në vitin e fundit, shkruan Gazeta Express.

Borussia Dortmundi ka mbetur e mahnitur me paraqitjet e talentit në sezonin e fundit.

Prandaj, gjiganti gjerman po e mendon mënyrën se si ta bllokojë lojtarin dhe ta mbajë atë sa më gjatë në Gjermani.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, Dortmundi e ka përgatitur një kontratë të re prej 190 mijë funtesh në javë për lojtarin.

Dortmundi po ndihet i rrezikuar pasi klubet e mëdha evropiane ia kanë vënë syrin 19 vjeçarit.

Interesim për talentin ofanziv kanë shfaqur posaçërisht dy gjigantët anglezë, Manchester United dhe Manchester City.

Sancho ka realizuar 13 gola dhe ka dhuruar 19 asistime në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar, ndërsa paraqitjet e tij brilante janë vërejtur nga të gjithë.

Për momentin, Sancho nuk e ka ndërmend të largohet nga Bundesliga, prandaj do të mundohet ta zhvillojë një tjetër sezon impresionuese me klubin verdhezi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...