PSG-ja e refuzon edhe ofertën e fundit të Barcelonës për Neymarin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Paris Saint-Germaini e ka refuzuar edhe ofertën e fundit të Barcelonës për transferimin e Neymarit gjatë këtij afati kalimtar të verës, këtë herë në formë huazimi për sezonin e ardhshëm.

Të hënën, burimet e ESPN në Barcelonë thanë se katalonasit po e bënin një ofertë për huazimin e Neymarit me opsionin për ta blerë atë verën e ardhshme, mirëpo kjo ofertë nuk është mjaftueshëm e mirë për parisienët, transmeton Gazeta Express.

Paris Saint-Germaini do ta refuzojë edhe formalisht këtë ofertë ose të martën, ose të mërkurën pasi që kjo ofertë nuk i përshtatet klubit të Ligue 1.

Pronarët nga Katari të PSG-së janë të zhgënjyer nga sjellja e Neymarit këtë verë dhe ata janë të gatshëm ta lënë atë të largohet, por vetëm nëse i kthejnë 222 milionë eurot që i shpenzuan për ta sjellë atë nga Barcelonë në Paris gjatë verës së vitit 2017.

Gjithashtu, në Paris besojnë se Barcelona nuk do ketë mundësi ta paguajë shumën e plotë të transferimit të Neymarit verën e ardhshme dhe se ata do të kërkonin që ta bënin këtë pagesë të ndarë në disa pjesë. Kjo metodë nuk është e favorshme për PSG-në.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, po tenton të marrë sa më shumë para që të jetë e mundur për Neymarin. Situata komplikohet nga huazimi i Philippe Coutinhos në Bayern, pasi që ai pritej të jetë i përfshirë në ofertën e katalonasve për Neymarin, në një ofertë para plus lojtarë.

Neymari ende e dëshiron largimin nga “Parc des Princes” këtë verë dhe ai do të preferonte të kthehej në Barcelonë, ku kishte luajtur mes viteve 2013-2017.

Burimet e ESPN thonë se superylli brazilian po tenton të qëndrojë pozitiv, por ai e di se një marrëveshje për ta kthyer atë në “Camp Nou” po bëhet gjithmonë e më e vështirë për t’u arritur.

Neymari – i cili po vazhdon të stërvitet i vetëm, larg ekipit të parë të PSG-së – nuk ka luajtur në asnjërën prej dy ndeshjeve hapëse të klubit në Ligue 1 këtë sezon. Leonardo ka bërë të ditur se ai s’do të jetë i përfshirë deri kur situata e tij të qartësohet. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...