Rummenigge: Coutinho do ta ndihmojë Bayernin me kreativitetin dhe teknikën e shkëlqyeshme

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Shefi ekzekutiv i Bayern Munichut e ka shprehur gëzimin e tij për transferimin e brazilianit në Bavari

Drejtuesit e Bayern Munichut ndihen mjaft të lumtur që Philippe Coutinho iu bashkua gjigantit bavarez për sezonin e ri, shkruan Gazeta Express.

Ylli brazilian u huazua për një vit në “Allianz Arena”, ndërsa kampioni gjerman e ka mundësinë e blerjes përfundimtare të lojtarit pas një viti.

Shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge e ka shprehur gëzimin e tij për transferimin e brazilianit në Bavari.

“Ne kemi punuar për Philipe Coutinhon qe një kohë dhe jemi mjaft të lumtur që kemi arritur ta transferojmë atë. Ai do ta përforcojë fazën ofanzive të ekipit me kreativitetin dhe teknikën e shkëlqyeshme”, ka thënë Rummenigge.

Edhe pse i realizoi 21 gola në 76 paraqitje për gjigantin spanjoll, Coutinho nuk i ka arsyetuar pritjet për të në Camp Nou, ku ishte transferuar në janar të viti 2018 nga Liverpooli.

Coutinhon gjatë kësaj vere e kanë kërkuar edhe Paris Saint-Germaini dhe Tottenhami./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...