Philippe Coutinho, 10-shi i ri i Bayern Munich

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Philippe Coutinho do ta bartë fanellën me numrin 10 në Bayern Munich, të cilën deri tani e ka nderuar legjenda Arjen Robben.

Coutinho iu bashkua Bayernit zyrtarisht të hënën në mëngjes si lojtar i huazuar nga Barcelona për sezonin aktual, raporton Gazeta Express.

Tani, braziliani do të tentojë të bindë në Gjermani duke bartur fanellën me numrin 10, të cilën Robben e barti deri në pensionimin e tij këtë verë. Holandezi Robben u pensionua pas 10 vjetëve në Bayern, ku fitoi shumë tituj, përfshirë tripletën më 2013.

Në një komunikatë të publikuar në uebsajtin e klubit, Barça njoftoi se ka arritur marrëveshje me kampionin gjerman Bayern Munich për transferimin e mesfushorit brazilian si lojtar i huazuar për sezonin 2019/20.

Bayerni do t’ia paguajë Barçës 8.5 milionë euro për huazimin e tij, si dhe pagën e lojtarit në vlerë 12 milionë euro. Në bazë të marrëveshjes, bavarezët do ta kenë një opsion për ta blerë Coutinhon për 120 milionë euro në fund të sezonit.

27-vjeçari ka qenë dështim në Camp Nou duke mos i përmbushur pritjet që prej transferimit të tij nga Liverpooli në afatin kalimtar të janarit më 2018.

Ai i bëri vetëm 75 ndeshje në total, duke i shënuar 21 gola dhe 11 asiste. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...