Tifozët e zemëruar të Atleticos e dëmtojnë sërish pllakën e Griezmannit

PUBLIKUAR

Pak orë para ndeshjes hapëse të Atletico Madridit kundër Getafes në La Liga, tifozët e klubit shfaqen sërish pakënaqësinë e tyre me Antoine Griezmannin, duke ia dëmtuar pllakën e vendosur për nder të tij pranë Wanda Metropolitanos.

Siç kishte ndodhur edhe kur u bë zyrtar kalimi i sulmuesit francez në Barcelonë në korrik, përkrahësit e Atleticos e dëmtuan pllakën që e nderon yllin të cilin ata e adhuronin dikur, transmeton Gazeta Express.

Ngjitës, lëvozhga arre dhe kanaçe të coca-cola janë hedhur mbi pllakë, për të treguar se çfarë mendojnë në të vërtetë tifozët e Atleticos për kalimin e Griezmannit në Barcelonë.

Griezmann, megjithatë, nuk është lojtari i vetëm i Atleticos që trajtohet në këtë mënyrë.

Në të kaluarën, pllakat e Hugo Sanchez dhe Thibaut Courtois u dëmtuan pas kalimit të tyre te rivali Real Madrid. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...