Yarmolenko objektiv i Barcelonës

PUBLIKUAR

Sulmuesi ukrainas, Andriy Yarmolenko mund t’i bashkohet gjigantit katalunas Barcelona.

Anëtari i skuadrës së njohur ukrainase, Dynamo Kiev ishte pranë largimit nga kampionati ukrainas por në fund klubi refuzoi ta shes atë.

Liverpool, Arsenal dhe Borussia Dortmund u interesuan për të gjatë afatit kalimtar të verës, por Kiev kërkonte një shumë të madhe për të edhe pse lojtari ishte në përfundim të kontratës.

Tani mediat spanjolle kanë raportuar se për të interesohet Barcelona dhe dëshiron ta transferoj në janar.

Sipas ‘Fichajes’, skuadra katalunase do të ofroj 8 milionë euro për transferimin e Yarmolenkos në ‘Camp Nou’. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...