Shpërthen Modric: “Nuk do ta bëja kurrë një ndërhyrje të tillë në një lojtar, totalisht e pavullnetshme!”

PUBLIKUAR

Modric është i zhgënjyer me kartonin e kuq që mori në ndeshjen hapëse në La Liga kundër Celta Vigos, ku Real Madridi fitoi 3-1.

Reali e ka nisur me fitore dhe dramë sezonin e ri në La Liga.

Los Blancos e mposhtën Celta Vigon me 10 lojtarë në fushë.

Fitorja në ‘Balaidos’ u përcoll me përjashtimin e Luka Modric.

Fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2019 u ndëshkua direkt me të kuq pas një ndërhyrje në Denis Suarezin, ishin e Barcelonës, menjëherë në pjesën e dytë.

Pas konsultimit me VAR, gjyqtari Xavier Estrada Fernandez e cilësoi si të qëllimshme ndërhyrjen e 33-vjeçarit dhe vendosi ta përjashtojë direkt me të kuq, i dyti në karrierë për Lukan.

Por, ai ka reaguar menjëherë pas ndeshjes në llogarinë personale në “Twitter”.

“U përjashtova për një veprim aksidental. Në jetë nuk do ta bëja kurrë një ndërhyrje të tillë në një lojtar. Totalisht e pavullnetshme!”, shkroi Modric në rrjetet sociale. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...