Pitt me lëvdata për DiCaprion: Shpresoj të punojmë sërish bashkë

PUBLIKUAR

Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio i bashkuan forcat për të luajtur në filmin “Once Upon A Time In Hollywood” që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje.

Pitt, i cili luan rolin e dublerit Cliff Booth në filmin e ri të Quentin Tarantinos, i ka thurur lëvdata kolegut të tij hollivudian.

“Ishte një lehtësi e madhe dhe ishte vërtet argëtuese. Jam kënaqur me të. I ke më të mirët e më të mirëve duke zhvilluar një skenë me ty dhe është një lehtësi e madhe”.

Leonardo DiCaprio, Quentin Tarantino dhe Brad Pitt (Foto: Tim P. Whitby/Getty Images for Sony/Guliver)

“Kemi pika të njëjta reference. Kemi hyrë në industri në të njëjtën kohë, kemi përvoja të ngjashme dhe njohim shumë njerëz të njëjtë. Leonardo është vërtet dhurues dhe bujar. Shpresoj të punojmë sërish bashkë”, ka thënë Pitt në lidhje me kolegun e tij.

Brad njëherësh ka pasur lëvdata edhe për aftësitë aktruese të kolegut të tij 44 vjeçar, i cili në film e ka luajtur rolin e aktorit Rick Dalton. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Plot stil dhe elegancë, Trixa rrëmben vëmendjen me fotot e fundit

Beatrix Ramosaj ka publikuar disa fotografi nga një shëtitje në qytet, duke tërhequr vëmendjen...

Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”

Artisti Ermal Fejzullahu, gazetari i njohur nga Shqipëria, Alban Dudushi, dhe kantautori Korab Shaqiri...

Ish-deputetja bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një djalë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, është bërë nënë për herë të parë. Ajo...